Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka deklaruar në një emision televiziv se përfshirja e ish-krerëve të Policisë së Shtetit me grupet kriminale e ka shkatërruar besueshmërinë e institucioneve, duke e lënë efektivin e thjeshtë të pambrojtur dhe të dekurajuar përballë krimit të organizuar.
“Komenti im është që këto e kanë bërë shtetin zhele. Se unë këtë jam i zoti me e gjyku, raportin e tij me shtetin, me institucionet.
Ai ka qenë drejtori i përgjithshëm i policisë, të hyjë në hyqëm, një pjesë e bandës praktikisht, në një farë mënyre, të atij Gazit, që ashtu qysh me sa duket, është i lidhur me banda të tjera, ka qenë një lloj kapobande ky atje.
Kjo është shumë e rëndë, se nuk është puna, këtu korrupsioni ka nga të gjitha anët, në këtë qeverisje. Këtu kanë dalë ministra, zëvendëskryeministra, kanë bërë punë milionash, që mund të jenë edhe më shumë sesa ky rasti po e zëmë. Mirëpo, që është një njeri i qeverisjes i korruptuar, kjo s’është normale, por gjithsesi njerëzit thonë: kush ka pushtet grabit. Se kjo, kështu ka ndodhur në Shqipëri.
Mirëpo tashi, këta janë njerëzit që shqiptarët e shkretë presin që të paktën këto do ruajnë, këto do përgjojnë, kanë një lloj po e zëmë sigurie, se janë përzgjedhur me bërë këtë punë atje.Kur janë dhe këta brenda tash, çfarë do të thotë ai polici i thjeshtë atje, që i ke vënë atë kaskën e i thua ik e përplasu me kriminelët.
Atëherë çfarë do të thotë ai? Ky thotë ai, shefi i shefave thotë, ky është me ata mo burrë! Na spiunon ky! Na i lajmëron ky! Dhe nuk është hera e parë që ka ndodhur, me thënë të drejtën.
Dhe pse janë dashur këto njerëz te ai grupi? Janë dashur pikërisht për këtë punë, pra.Këtu ka ndodhur një fenomen, i ke parë të gjithë këto kriminelët, këto herët e fundit që i kapin ose që vriten, janë brenda ose me ndonjë polic, ose me ndonjë nga ato që kanë qenë në polici e është larguar për ca muaj, por që vjen nga këto struktura.Sepse ka nevojë për mbrojtje, për koperturë”, u shpreh Shehi.







