Ballina Politika Reforma territoriale ndez përplasjen PS-PD/ Opozita braktis komisionin, mazhoranca vijon planin për...

Reforma territoriale ndez përplasjen PS-PD/ Opozita braktis komisionin, mazhoranca vijon planin për shkrirjen e 15 bashkive

37
0

Mazhoranca ka prezantuar  në komisionin e ligjeve reformën e njëanshme territoriale, ndërsa opozita braktisi komisionin, duke i akuzuar socialistët  se prishën konseusin për ndarjen e re territoriale. Ndërsa Partia Demokratike kërkoi  të kthehet pas projektligji i cili nuk është  konsultuar me qytetarët që preken nga reforma e re, Partia Socialiste vijoi me planin e njëanshëm që parashikon shkrirjen e  15 bashkive.

Mazhoranca ka vijuar me planin për një reforme të njënashme territoriale duke minuar përfundimisht,  konsesusin për ndarjen e re territoriale.  Opozita braktisi mbledhjen e Komisonit të Ligjeve, ku bashkëkryetari socialist, Arbjan Mazniku, prezantoi reformën e re territoriale që parashikon shkrirjen e 15 bashkive dhe është bërë pa konsulta me qytetarët.

Më herët komisioni u përfshi nga debatet, pasi opozita kërkoi që projetkligji të kthejë pas me argumentin që është antikushtetues dhe të hartohet nje draft i ri, pas  konsultave me  komunitetet. Por thirrja e tyre ra në veshin e shurdhët të mazhorancës.

Pas largimit nga mbledhja, bashkëkryetari  demokrat i Komisionit të Reformës Territoriale, Luçiano Boçi deklaroi se konsesusi u prish nga Partia Socialiste, pasi ndarja e re, ka qëllime elektorale.

Reforma e njëanshme e propozura nga socialistët parashikon uljen e numrit nga 61 bashki në 46, ndërsa  është  pritur me protesta nga qytetarët e bashkive që parashikohet te shkrihen.