Ballina Politika Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej...

Berisha: Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij

36
0

“Ky është parlamenti i Ergys Agasit, Vlora Hyseni shkarkonte secilin prej jush me porosi të tij!” deklaroi lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit

Ai tha se siguria kombëtare është shembur totalisht dhe se Ergys  Agasi e merrte fuqinë nga Padrinoja Edi Rama

Pjesë nga fjala e Sali Berishes

Kjo seancë do hyjë në histori si seanca më e turpshme e mbledhur ndonjëherë.

Sot parlamenti mblidhet si parlamenti i Ergys Agasit, si parlamenti më i papërgjegjshëm në tërë historinë kombëtare të ndonjë vendi.

Sot, për çdo qytetar shqiptar, që i thotë vendit vend, sigurisë siguri, çështja e të gjitha çështjeve është shembja totale e sigurisë së vendit pasi kryetarja e shërbimit informativ rezulton një anëtare e poshtër e grupit të strukturuar kriminal Agasi.

Në këtë sallë kam deklaruar, kam paralajmëruar se Ergys Agasi është mafiozi më i rrezikshëm i Evropës.

Po, sepse ai kontrollonte si asnjë tjetër në Shqipëri dhe në Evropë, të gjitha kartelet e drogës, të gjithë internetin e territorit të vendit, të gjitha sekretet e këtij shteti dhe SHISH-in.

Ai kishte fuqi të pakufizuar dhe këtë fuqi e kishte nga Padrino i vendit.

Rasti i Vlora Hysenit është i treti rast në botë, është El Polo i Venezuelës që punoi me kartelet, është shefi i shërbimit të Guinesë Bisau, të cilën kartelet amerikano-latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë, dhe tani vjen Vlora Hyseni, ky personazh i përçudnuar, që pasi shkarkohet nga detyra në një vend demokratik, për motive të forta, po ato motive e sjellin atë këshilltare të Padrinos dhe më pas e sjellin në krye të SHISH.

Emërimi i saj, jashtë të gjitha kritereve, përbën aktin më të papërgjegjshëm ndaj sigurisë së vendit.
Emërimi i saj ishte në mënyrë absolute për një rol të dyfishtë.

E kam deklaruar në atë kohë, e deklaroj edhe sot, ajo ishte një shërbëtore e Vuçiçit dhe Edi Ramës.

Por kjo është njëra anë, ana më e zezë është se njeriu që kishte për detyrë sigurinë e vendit dhe qytetarëve të këtij vendi, bashkëpunonte me hanxharët e krimit, ishte një ushtare e hanxharëve të krimit.

Ishte ushtare e një organizate më të rrezikshme kriminale.
Ishte njeriu që lëshonte në duart e bandave çdo sekret të këtij shteti.

Ishte njeriu që me porosi të Ergys Agasit shkarkonte secilin prej jush. Po!
Ishte njeriu që u thërriste ju në zyrë.

Damian, e ke vetë parasysh ti. Nuk je i vetmi ti, janë shumë si ti. Se e shihja se po bëje sikur nuk po dëgjoje.
Ulsi, shko merr dosjen sa herë të del emri aty.

Por prapë, në këtë rast, tragjike është se është shembur piramida e sigurisë.