Lideri i PD-së, Sali Berisha e quajti rekordin më të zi, skandalin e vendosjes së SHISH në shërbim të krimit të organizuar. Lubi Balluku ka vjedhur qindra milionë, ka prodhuar një ushtri Agasësh, por prapë ato janë dëme në euro, vjedhje, plaçkitje.
Sekreti i shtetit ka qenë në duart e Lubisë tjetër’ tha ndër të tjera Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Pjesë nga fjala e Berishës
“Së dyti, çdo njeri duhet ta dijë se shteti ka përfaqësimet, por përfaqësimin më sensitiv, është përfaqësimi i shërbimit.
Shërbimi i inteligjencës shqiptare, për hir të së vërtetës, nga viti 1992 gjer sot, ka pasur në partneritetin e vet bashkëpunime jashtëzakonisht të çmuara dhe të rëndësishme me partnerët tanë, operacione shumë të çmuara.
Dhe jo vetëm me shërbimet e partnerëve strategjike, por edhe të vendeve të tjera me kontribute substanciale.
A mund të imagjinoni ju se çfarë paraqitet sot shteti, kombi para të gjitha këtyre vendeve që kishin vendosur, kishin realizuar operacionet më të besueshme me këtë shërbim nga viti 1992-1993 gjer sot?
A e kuptoni ju se çfarë do të thotë për komunitetet inteligjente të vendeve partnere kjo?
Nuk ka rekord më të zi se ky.
Nuk ka rekord më të zi se ky!
Lubi Balluku ka vjedhur qindra milionë, ka prodhuar një ushtri Agasësh, por prapë ato janë dëme në euro, vjedhje, plaçkitje.
Sekreti i shtetit ka qenë në duart e Lubisë tjetër.
Shefi i shërbimit informativ di çdo sekret, dhe aq sa di kryeministri dhe presidenti, i di prej atij ose asaj.
Ajo, siç rezulton, e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara të regjimit.
Të gjithë jeni në dosje të filmuar. Ulsi, të ka dalë shumë herë emri.
Po nuk je vetëm ti. Nuk je jo, je me plot të tjerë.
Ku janë këta Agasët e Ballukut e të tjerë me radhë?
Pra, aty në zyrë që krijoi, të pajisur me të gjitha mjetet më të sofistikuara, të blera nga taksapaguesit shqiptarë ose dhuratë e partnerëve tanë për sigurinë kombëtare, për vëzhgimin e armiqve, janë përdorur për të gjitha qëllimet e ulëta të luftës brenda klaneve.
Janë përdorur që të gjitha në funksion të Troplinëve, Çelëve dhe bandave të tjera.
Tani edhe një gjë ti zotëri, kur unë deklarova para pesë gjashtë ditësh se kanë parashikuar të të zëvendësojnë me atë tjetrin, ti u solle si tuhaf. Po bën intriga Sali.
Lexoje pak atë.
Lexoje pak se çfarë thonë.







