Gazetari i njohur, Adriatik Dosti ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi në shkallë të parë me 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Përmes një reagimi denoncues në rrjetet sociale, Dosti kthen kokën pas dhe hap “kutinë e zezë” të historisë, duke hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama dhe disa prej zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.
Në qendër të reagimit të tij është pretendimi se Rama ushtroi presion politik mbi deputetë shqiptarë për të votuar krijimin e Gjykatës Speciale. Sipas Dostit, pikërisht ajo votë hapi rrugën drejt mekanizmit që sot ka çuar në dënimin e ish-krerëve të UÇK-së. Gazetari rikthen në vëmendje deklarata të vjetra të Ramës dhe politikanëve të tjerë, duke i përballur ato me reagimet e tyre të sotme pas vendimit të Hagës.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje të forta mbi marrëdhëniet Rama–Vuçiç dhe mbi atë që i quan “pazare politike” në dëm të interesave shqiptare. Dosti pretendon se sot shumë prej atyre që kërkojnë bashkim rreth Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së janë të njëjtët që, sipas tij, duhet të japin llogari për qëndrimet e tyre të dikurshme. Në reagimin e tij ai rikthen edhe debatet e ashpra që shoqëruan krijimin e Gjykatës Speciale në Kosovë.
Sipas tij, kujtesa politike nuk mund të fshihet dhe deklaratat e atëhershme duhet të gjykohen përballë pasojave të sotme. Dosti e mbyll reagimin me një apel që shqiptarët të mos harrojnë kush çfarë tha, kush votoi dhe kush kundërshtoi kur u morën vendimet që çuan te Haga.
Postimi i plotë i gazetarit Adriatik Dosti
“Në Hagë duhej të gjykoheshe ti i pari, o Edi Rama… Sepse ishe ti që i binde e ushtrove presion ndaj Thaçit e Veselit për ta votuar e pranuar Gjykatën Speciale. Ndaj Hashim, Kadri, Krasniqi e Selimi… një pjesë të dënimit të sotëm e keni peshqesh pikërisht prej “mikut tuaj për kokë”, Edi Rama. Sepse ishe ti që i the publikisht kryeministrit të asaj kohe të Kosovës… Ramush Haradinaj… gomar e hajvan. Sepse ishe ti që u the publikisht kosovarëve se kush nuk voton për Thaçin është injorant e nuk e do Kosovën.
Sepse ishe ti, Vuçiçi e Grenelli që e rrëzuat qeverinë legjitime Kurti. Sepse në Beograd tek Vuçiçi e Daçiçi vajte për vizitë ti… e në Tiranë kriminelin serb e prite me tapet të kuq po ti, apo jo? Sepse konsullatën serbe në Shkodër e atë shqiptare në Bujanoc kërkon t’i hapësh ti e kërkushi tjetër… apo jo? Sepse ishe ti, Batoni, Vuçiçi e Macroni që u zutë mat me hartën e Kosovës ndër duar teksa bënit plane për ndarjen e çoptimin e territoreve të saj. Sepse ishe ti që more për këshilltar personal politik një spiun të deklaruar të Serbisë e një ish-UDB-ist si Baton Haxhiu… Sepse je ti që në krye të shërbimit kombëtar të Shqipërisë ke emëruar një “zonjë të Kosovës” të shkarkuar nga kryeministri Kurti për paaftësi e të akuzuar për bashkëpunim me shërbimet sekrete serbe.
Sepse ishe ti që kurrë se dënove publikisht agresionin serb të Banjskës. Sepse je po ti që nuk e dënove publikisht varrimin prej Serbisë me ceremoni shtetërore të kriminelit R. Mlladiç… por si burracak që je mermërite diçka nëpër dhëmbë… Sepse ishe e je po ti që në çdo takim ndërkombëtar pothuajse haptazi ke qenë pro Serbisë e kundër Kosovës… kundër Kurtit e pro Vuçiçit. Sepse je ti e Parlamenti yt që për turpin e botës votuat kundër genocidit serb në Kosovë. Sepse je ti që si askush tjetër i vajta “për takim” Hashimit në Hagë. Sepse je pikërisht ti që i organizove demonstratat pro Thaçit në Tiranë e në Prishtinë duke vënë në krye të tyre Taon e Ali Ahmetin… me porosi të Grenellit. Sepse ishe ti që vajte me urgjencë në Prishtinë e i fryve në vesh Vjosa Osmanit dhe më pas… e çove për lesh… e së bashku krijuat krizën e sotme politike në Kosovë me porosi e urdhër të Vuçiçit e Grenellit.
Sepse ishe ti po së bashku me Grenell që e shantazhuat e i bëtë presion ish-kryeministrit Haradinaj që të hiqte sanksionet ekonomike ndaj Serbisë. Sepse ishe ti që i mbylle derën në Tiranë… Albin Kurtit e i the publikisht se… bashkë s’kemi më se për çfarë të bisedojmë. Sepse ishe po ti që e braktise fjalimin e mezo-presidentes së Kosovës, znj. Osmani, në Parlamentin e Shqipërisë. Sepse ishe ti që Mitrovicën e quajte “tokë të askujt”… apo jo? Sepse ishe po ti së bashku me Vuçiçin që themeluat e aplikuat Open Balkan… thikë pas shpine ndaj Kosovës.
Sepse je ti, o i pafytyrë, që i ke bërë aq shumë dëme Kosovës e popullit të saj, aq sa ndoshta edhe Haga nuk mjafton për ty… Dhe sot derdh lot krokodili e bën sikur të vjen keq pse u dënuan “trimat e Kosovës e të UÇK-së”, të cilët para Hagës i dënove ti e si vëllai yt Vuçiçi. Dhe ke sot fytyrë e moral ti, antishqiptari e antikosovari i tërbuar, të urosh Kurtin për fitoren e tij e ta ftohësh atë për vizitë në Tiranë… pfffftu rracë e ndyrë bastardi. Zaten nuk thotë kot populli se… një dorë që s’kafshohet dot… puthet… këtë po kërkon të bëjë tani me TY… Rama, o Albin… ndaj bëj kujdes. Albin… mos e bëj pis veten e as Kosovën që të do, të beson e të vlerëson aq shumë… mos e prano as “letër-urimin” e tij e as ftesën e tij… të mirit me mirësi e të ligut me ligësi… thoshit të parët tanë të mençur, trima e atdhetarë, o Albin. Është koha më shumë se kurrë që Kosova ta shpallë Edi Ramën… Non Grata. A.R.D”, shkruan gazetari Adriatik Dosti.







