Ballina Politika Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo...

Berisha-ministres Ismaili: Keni kaluar nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete?

72
0

Kreu demokrat Sali Berisha gjatë fjalës së tij në kuvend duke debatuar me Ministren Ismaili i bëri asaj pyetjen nëse kishte kaluar nga nga zyra e Ergysit.

Berisha: Të dashur qytetarë dhe qytetare, sot në ditën kur siguria kombëtare është shembur në mënyrë totale, kur të dhënat sensitive sekrete që NATO i besonte vendit anëtar, Shqipëri, kanë kaluar në mënyrë të vazhdueshme në duart e armiqve të Shqipërisë dhe NATO-s, përfaqësuesit e qeverisë ngrihen këtu dhe recitojnë në papërgjegjshmëri të plotë.

Ka vetëm një rrugë, dorëheqjen e menjëhershme të Padrinos, i cili ndërtoi këtë piramidë turpi narkoshteti. Po si mundet ju të qëndroni indiferentë apo të recitoni si parafolësja në aktin më skandaloz në historinë e NATO-s, në aktin më skandaloz në historinë e një shteti të Evropës?

Dhe ju bëni sikur nuk ka ndodhur gjë në papërgjegjshmëri të plotë.

Për ju kam vetëm një pyetje: Keni kaluar ju zonjë nga zyra e Ergysit? Të ka shërbyer ajo zyrë për t’u ngjitur si deputete në parlament apo jo?

Sepse këtu deputetët e Kodrës së Kuajve janë këtu në parlament.

Por kjo zonja ka kaluar nga zyra e Agasit apo jo?

Për këtë përgjigju këtu!

Pra, kjo është një ditë turpi mo?

Po si ka mundësi?

Po ju e dini të gjithë.

Ndaj dhe është jetike të bëhet transparenca e plotë para qytetarëve shqiptare e këtij skandali botëror.

A e dini ju ç’do të thotë kjo për Shqipërinë?

Është goditja më fatale për reputacionin e saj.

A e dini ç’do të thotë për një vend anëtar të NATO-s.

Sigurisht, deputetët e Kodrës së Kuajve protestojnë.

Jo, i shoh unë.