Ballina Aktualitet ‘Do të përballemi në proces penal’/ Lala për përplasjen me Hysenin: Po...

‘Do të përballemi në proces penal’/ Lala për përplasjen me Hysenin: Po ndërmerren hapa edhe në Britani

46
0

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me shantazhin që i është bërë ditën e sotme para SPAK nga ish-drejtoresha e SHISH, Vlora Hysenin.

Lala, e ftuar në një emision televiziv u shpreh se deklarata e Hysenit ishte shpifje e ulët dhe përpjekje për ta shantazhuar. Ajo tha Hyseni do të përballet me të në proces penal për akuzat e bëra.

Ndër të tjera bëri me dije se familja e saj po ndërmerr hapa ligjorë në Britaninë e Madhe ndaj Vlora Hysenit, pasi shtoi se shantazhi ka cënuar dhe familjen e saj.

“Shpifje e ulët dhe përpjekje banale për të më shantazhuar për shkak të detyrës. Ky ishte një mesazh shantazhues jo vetëm për mua, që Vlora Hyseni për shkak të detyrës ka informacione.

Askush për asnjë arsye nuk më shantazhon dot se jam njeri i lirë dhe karrierën time e kam bërë me ndershmëri. Nuk kam asgjë për të fshehur dhe për t’i treguar publikut shqiptar.

Zonja do të përballet me mua në proces penal, për cënim të integritetit, shtantazh për shkak të detyrës, shpërndarje të rreme të informacionit duke vënë në rrezik sigurinë time. Familja ime po ndërmerr të gjithë hapat në Britaninë e Madhe.

Ajo ka cënuar dhe familjen time përmes kësaj shpifje të ulët dhe banale. Ajo zonja duhet të ishte mbyllur në qeli sot. E kishte të menduar deklaratën pa diskutim. Vetëm për një pyetje që i bëra për Ergys Agasin, u kundërpërgjigj me shantazh dhe doli nga vetja e me zë dhe figurë ju tregoi shqiptarëve se në çfarë duarsh ishte SHISH”, tha Lala.