Ballina Aktualitet Rasti i SHISH, gazetari bën paralajmërime të forta: S’është ky skandali i...

Rasti i SHISH, gazetari bën paralajmërime të forta: S’është ky skandali i parë, do ketë prapë të tjera

49
0

Gazetari Lutfi Dervishi ka komentuar rastin e ish-drejtoreshës së SHISH Vlora Hyseni, e cila po hetohet për nxjerrje të sekretit shtetëror, duke theksuar se dëmi për vendin është i madh në një kohë kur Shqipëria pret të organizojë samitin e ardhshëm të NATO-s.

I ftuar në nje studio televizive, gazetari vuri në dukje se dëm akoma më i madh është mosreagimi pas dëmeve të shkaktuara, duke i kaluar ato me spektakël. Dervishi paralajmëroi se pritet të ketë skandale të tjera që do të dalin në publik.

“Ti shpreson që në 2027-ën të bësh Samitin e NATO-s në Tiranë. A ka dëm më të madh se sa kjo që ka ndodhur?! Çështja është te pasha e fjalëve. Në një vend normal, ku në krye të institucioneve janë njerëz me dy pare mend në kokë, mund të kishin bërë dorëheqjen dhe i kursenin vendit, familjes, vetes, gjithë këtë spektakël.

Dëmi më i madh tani që mund të bëhet është një hetim i cekët. Duhet një hetim qelize dhe dënime shembullore. Dëmi është se nuk mësojmë nga dëmet. S’është ky skandali i parë, do ketë prapë të tjera.

Si reagon ndaj kësaj? Reagon edhe sot në formë spektakli. S’është thjesht spektakël, ngjyra rozë, për të ushqyer edhe median me qasje bulevardeske”.