Ballina Aktualitet ‘Më i rëndë se arrestimi i kryeministrit’/ Shkullaku për arrestimin e shefit...

‘Më i rëndë se arrestimi i kryeministrit’/ Shkullaku për arrestimin e shefit të SHISH: Është një skandal

36
0

Gazetari Armand Shkullaku ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me skandalin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hysenit.

I ftuar në një studio televizive Shkullaku u shpreh se arrestimi në detyrë i shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit është më i rëndë se sa arrestimi i vetë kryeministrit.

Kjo sepse sipas tij, është zbuluar se institucionet shtetërore kontrollohen nga krimi i organizuar.

“Për mua është më i rëndë arrestimi i shefit të SHISH në detyrë sesa i kryeministrit. Kjo sepse është e Gysit dhe krimit të organizuar. Kur është takuar me Edi Ramë ajo e ka kuptuar se si është kjo qeveri. Krimi i organizuar nuk ka pasur vetëm SHISH por të gjitha institucionet me radhë që drejtohen nga femra.

Nga Balla te Lamallari, ministrat kanë ikur se nuk kanë pasur kontroll në Policinë e Shtetit. Nuk ka mundësi që bandat të veprojnë hapur. Krimi i organizuar i ka dhënë mandatet Ramës. Në një kohë kur institucionet kontrollhet nga krimi, ky rast është për të na mbyllur gojën të gjithëve sepse është rasti më i rëndë”, tha Shkullaku.