Kosova ka triumfuar 1-0 ndaj Irlandës, duke e nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Natiins League. Pavarësisht rasteve, në pjesën e parë nuk pati gol.
Goli i vonshëm i Vedat Muriqit i ka dhënë fitoren Kosovës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. Edhe pse dominuan nga fillimi në fund, ‘dardanët’ ia dolën vetëm në minutën e 83 kundër Irlandës. Vedat Muriqi dërgoi në portë topin pas një këmbëngulje të gjatë në zonë, duke vulosur rezulatin 1-0.
Pas golit Muriqi festoi me një fanellë të dedikuar ku shkruhej ‘jo në emrin tim’, referuar gjykatës në Hagë që vendosi të dënojë ish-krerët e UÇK-së.
Në fund ato që vlejnë janë 3 pikët që e rendisin në vendin e parë në grupin 3 të Ligës B Kosovën, bashkë me Austrinë që fitoi 3-1 kundër Izraelit. Pikërisht ndeshja e ardshme e Kosovës do të jetë në transfertë kundër Austrisë me 27 shtator.
Për t’u theksuar që në mbrëmjen e sotme Irlanda pati në dispozicion futbollistin Rocco Vata, djalin e ish-kapitenit të Shqipërisë Rocco Vata, i cili nuk mori asnjë minutë në Prishtinë.







