Mesfushori i Real Madridit dhe kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, është shpallur lojtari më i mirë i kombëtares angleze për sezonin 2025/26, duke e fituar këtë çmim për të dytin vit radhazi.
Bellingham u votua nga tifozët përmes aplikacionit zyrtar të Anglisë, si lojtari më i spikatur i “Tre Luanëve” gjatë sezonit të kaluar.
“Ndjesi fantastike. Është një nder i madh të vlerësohesh sërish nga tifozët. Nuk është diçka për të cilën mendon kur luan për kombëtaren, por padyshim që është një shtesë e bukur në një verë të jashtëzakonshme që patëm”, tha Bellingham.
Ylli i Anglisë dhe Real Madridit realizoi shtatë gola dhe regjistroi një asistim në 12 paraqitje për kombëtaren këtë botërorë, duke thyer rekordin e Gary Lineker dhe Harry Kane për numrin më të madh të golave të shënuar nga një lojtar i Anglisë në një Kupë Bote të vetme.
Ndërkohë, Bellingham e ka cilësuar fitoren ndaj Meksikës si momentin e tij më të veçantë të këtij sezonit.
“Pa dyshim, ishte një ngjarje e jashtëzakonshme. Kishte shumë diskutime para ndeshjes për faktin se po shkonim në territorin e tyre, ku ata kanë qenë shumë të fortë për shumë vite dhe në Kupat e Botës. Të dilnim fitues, të përballonim vështirësitë dhe të kishim ndikim të mirë në ndeshje ishte thjesht e pabesueshme”, u shpreh ai.
Para kësaj, Bellingham u bë lojtari më i ri evropian që luajti në katër turne madhorë, pasi startoi dhe shënoi në fitoren 4-2 ndaj Kroacisë, në moshën 22 vjeç e 353 ditë.
Gjashtë ditë më vonë, ai u bë futbollisti më i ri i “Tre Luanëve” që arriti kuotën e 50 paraqitjeve me kombëtaren, në ndeshjen ndaj Ganës.
Ky çmim ishte fituar nga yje anglez si David Beckham, Frank Lampard, Wayne Rooney e Harry Kane.







