Ballina Rajoni Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica...

Haga refuzon kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të UDB-së, Jovica Stanishiçit

60
0

Mekanizmi Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale në Hagë ka refuzuar të premten kërkesën për lirimin e parakohshëm të ish-shefit të Shërbimit të Sigurimit Shtetëror (UDB) të Serbisë, Jovica Stanishiqit.

Stanishiq është dënuar me 15 vjet burgim për krime lufte të kryera në Bosnjë e Hercegovinë dhe Kroaci gjatë periudhës 1991–1995.

Kryetarja e Mekanizmit, Graciela Gatti Santana, në arsyetimin e vendimit tha se, megjithëse Stanishiq e ka përmbushur kushtin formal për lirimin pas vuajtjes së dy të tretave të dënimit, ekzistojnë arsye të rëndësishme kundër lirimit të tij, shkruan danas.

Ndër arsyet kryesore, ajo përmendi peshën e krimeve të kryera dhe mungesën e shenjave të mjaftueshme të rehabilitimit.

Ajo shtoi se gjykatës nuk i janë paraqitur prova për arsye bindëse humanitare që do të justifikonin një vlerësim tjetër, transmeton telegraf.

Stanishiq e kishte paraqitur kërkesën për lirim të parakohshëm në mars të këtij viti, pasi kishte vuajtur dy të tretat e dënimit.

Në maj të vitit 2023, Mekanizmi kishte shqiptuar aktgjykimin përfundimtar ndaj ish-drejtuesve të SDB-së, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të cilët u dënuan me nga 15 vjet burgim.

Ata u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në një ndërmarrje të përbashkët kriminale, si dhe për krime kundër njerëzimit, veprime çnjerëzore, vrasje, dëbime dhe përndjekje të popullsisë në disa komuna të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacisë