Presidenti i Argjentinës ka shpallur 6 tetorin ditë pushimi zyrtar në vend.
Vendimi vjen në një ditë të veçantë për futbollin argjentinas, pasi Lionel Messi pritet të zhvillojë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Kombëtares së Argjentinës.
Të gjithë qytetarët do të kenë mundësi të qëndrojnë në shtëpi dhe ta përcjellin nga afër paraqitjen e fundit të yllit argjentinas me Kombëtaren.
Messi, që ka fituar Kupën e Botës dhe Copa América me Argjentinën, pritet të përshëndetet në mënyrë madhështore nga tifozët.







