Ballina Politika “Bashkëpunimi me PD-në vetëm pas reformës së Kodit Zgjedhor”, Lapaj: Kushti është...

“Bashkëpunimi me PD-në vetëm pas reformës së Kodit Zgjedhor”, Lapaj: Kushti është i panegociueshëm!

32
0

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, deklaroi se nëse Partia Demokratike kërkon bashkëpunim, “kushti i panegociueshëm është reforma e Kodit Zgjedhor”.

“Ne besojmë si lëvizje se ky vend ka nevojë për ndryshim, është e nevojshme që opozita të krijojë një front të madh përballë të keqes sepse jemi në një emergjencë të madhe. Por, të mos mendojë askush se nga nevoja që kemi ta shporrim Edi Ramën, mund të na përdorin.

PD-ja dhe i gjithë spektri opozitar, nëse duan bashkëpunim, duhet të binden se kemi kusht të panegociueshëm Kodin Zgjedhor, sepse shqiptarët e këtij shekulli meritojnë të votojnë si njerëz të lirë dhe të qeverisen nga qeveri demokratike”, tha Lapaj në një lidhje direkte në një studio televizive

Sipas tij, nuk do të ndodhë më që “të heqim një të keqe për një të keqe tjetër”.

“Të gjithë ata në opozitë të kuptojnë që duhet të jemi bashkë së pari për Kodin Zgjedhor sepse në fund, me zgjedhje do të ndryshojnë gjërat. Do të bëhen zgjedhje për qeverinë e radhës. Në këtë kuptim, e kemi kusht të panegociueshëm reformën e Kodit Zgjedhor”, shtoi Lapaj.