Analisti Klodian Tomorri ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Edi Ramës për çështjen e drejtueses së SHISH, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si kryeministri e interpreton shqetësimin e partnerëve ndërkombëtarë.
“Partnerët u lemerisën nga fakti që SPAK-u hetoi dhe vuri nën akuzë shefen e SHISH-it, jo nga fakti se kë kishte emëruar ky shefe të SHISH-it”, shkruan Tomorri, duke e cilësuar këtë qasje si një “spërdredhje bajate”.
Postimi i plotë:
Ky është gjigand përfundimisht
Qasja e SPAK-ut ndaj drejtoreshës së SHISH i ka lemerisur partnerët-thotë.
Dmth partnerët u lemerisën nga fakti që SPAK-u hetoi dhe vuri nën akuzë shefen e SHISH, jo nga fakti se kë kishte emëruar ky shefe të SHISH-it.
Po i bën bajate fare tani se dikur i kishte pak të sofistikuara këto spërdredhjet.







