Ballina Kosovë “Krime lufte kundër popullsisë civile”/ Dyshohen si vrasës të “Grupit të Intelektualëve”,...

“Krime lufte kundër popullsisë civile”/ Dyshohen si vrasës të “Grupit të Intelektualëve”, raportohen 9 të prangosur në veriun e Kosovës

38
0

Nëntë persona janë arrestuar  në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer krime lufte. Kështu bën me dije Klan Kosova.

Ndërkohë, Sistemi Prokurorial ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, mbështetur edhe nga njësite e tjera të specializuara policore, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit në komunën e në Zubin Potok-ut ka zhvilluar operacionin e koduar si ”Dosja 23”.

Si rezultat i këtij operacioni janë arrestuar nëntë persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Opercioni policor ndërlidhet me rastin e njohur si “Grupi i intelektualëve”.