Ballina Politika Rama shfajëson skandalet e panumërta, që i bëhen pas shpine: Kryeministri nuk...

Rama shfajëson skandalet e panumërta, që i bëhen pas shpine: Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljet, përballë tundimit të pushtetit

37
0

Edi Rama shfajësohet për skandalet e panumërta të qeverisë dhe arrestimin e dhjetëra zyrtarëve. Kryeministri tha se kjo nuk do të thotë se korrupsioni ka mbytur vendin, por se drejtësia sot është e pavarur falë kësaj mazhorance edhe duke vuajtur pasojat, siç tha ai.

“Arrestimi i zyrtarëve të qeverisë nuk do të thotë se na mbyti korrupsioni.  Kurrë më parë s’ka patur një udhëheqje që i dha pavarësi drejtësisë, edhe duke marrë kostot e saj mbi lëkurën e vet…

Unë premtova Rilindjen e një Shqipërie të rrënuar dhe shtetbërjen europiane, jo qeverisjen ku askush nuk do të shkelë në dërrasa të kalbura.

U zotova për clirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë. Ky është ndryshimi historik që po ndodh… pyetja nuk është si ka mundësi që kryeministri nuk e di që vartësi i tij po shkel ligjin?

Por është si mund ta dijë kryeministri që vartësi i tij po shkel ligjin. Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljet përballë tundimit të pushtetit, as e ka të lejuar të përgjojë…”