Ballina Politika Zhupa: Asnjë takim bilateral, Rama i refuzuar në OKB! Gjuha diplomatike për...

Zhupa: Asnjë takim bilateral, Rama i refuzuar në OKB! Gjuha diplomatike për ti thënë koha jote mbaroi

51
0

Në një reagim të saj, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka publikuar një listë me takimet dypalëshe të zhvilluara nga liderë të tjerë të Ballkanit gjatë qëndrimit në Nju Jork për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, duke e vënë atë përballë axhendës së kryeministrit Edi Rama.

Zhupa thekson se, ndryshe nga liderët e tjerë të rajonit, Rama nuk ka zhvilluar asnjë takim bilateral me një lider të rëndësishëm rajonal, europian apo botëror.

Sipas saj, kjo është dëshmi e izolimit diplomatik të kryeministrit shqiptar dhe gjuha diplomatike për ti dhënë mesazh refuzimi.

Agjenda e tij në Nju Jork është mbushur me takime të tjera, që Zhupa i cilëson si të organizuara me emra të përzgjedhur nga administrata dhe rrethi politik i Ramës.

Reagimi i plotë i Ina Zhupës: 

Rama, i vetmuar dhe i refuzuar në OKB!

Një javë në Nju Jork dhe Edi Rama nuk arriti të zhvillojë asnjë takim dypalësh me një lider të rëndësishëm rajonal, europian apo botëror.

Në vend të takimeve me homologë dhe liderë, axhenda e tij u mbush me takime të organizuara me emra të përzgjedhur nga familjarët e administratës ku bënte roje Pjerin Ndreu, me Taulantin e ndonjë tjetër.

Një nivel i tillë izolimi diplomatik është unike për një kryeministër shqiptar. Të jesh për ditë të tëra në qendrën e diplomacisë botërore dhe të mos kesh takime të nivelit të lartë me liderë të tjerë është një sinjal që nuk mund të injorohet.

Mesazhi politik duket i qartë, askush nuk dëshiron të harxhojë kohë me një kryeministër të konsumuar nga skandalet dhe me një legjitimitet politik të rrëzuar.

Ndoshta kjo është edhe gjuha diplomatike që po i përcillet Edi Ramës, koha jote ka mbaruar. Jep dorëheqjen!