Avokatja Adriana Kalaja ka kallëzuar në SPAK, ministren e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, për pretendime për plagjiaturë të temës së diplomës.
Në një deklaratë për mediat nga Prokuroria e Posaçme ku dhe depozitoi kallëzimin, Kalaja tha se në focus do të jenë ministrat dhe deputetët të cilët kanë marrë gradat e titujt shkencorë në mënyrë të pamerituar.
Sipas Kalasë, dija arrihet me force dhe punë, e jo me plagjiaturë siç ka vepruar ministrja Klodiana Spahiu dhe kolegët e saj socialistë.
Po ashtu Kalaja, theksoi se edhe ndaj ish zëvendëskryeminsitres ka një kallëzim në SPAK, për falsifikim të diplomës së shkollës së lartë.
Jo vetëm që ka marërë plagjaturë temën, por s’e ka minimalin e ruajtjes së kopjimit. Jemi besimplotë se SPAK, do nisë me Spahiun dhe personat e tjerë.
Ne s’kemi marrë ende përgjigje se Balluku e ka diplomën e shkollës së lartë të falsifikuar. Ka pasur kallëzim, pastaj do merremi me Taulant Ballën e Ulsi Manjën, bashkë me grabitjen që i kanë bërë vendint, të na grabisin edhe dijen. Ne vijmë me subjektin që është kompetencë e SPAK.







