Ballina Aktualitet Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

Largohet Topi/ Spahiu emëron bashkëshorten e Vangjel Tavos në krye të FSDKSH

51
0

Ilir Topi ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa në vend të tij është emëruar Suela Popa. Bashkëshortja e kryebashkiakut të Himarës, vjen në këtë detyrë pas përfundimit të mandatit në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Dorëheqja është formalizuar ditën e sotme, ndërsa në orën 09:00 është firmosur me Këshillin Administrativ procedura për largimin e tij nga detyra.

Topi e mbajti drejtimin e Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për rreth katër muaj.

Ndërkohë, drejtuesi i ri i institucionit pritet të prezantohet sot në orën 11:00 nga ministrja e Shëndetësisë.