Ballina Sport Maran surprizon te Kombëtarja, rikthehet vetëm mesfushori i Seria A: Zbulohen katër...

Maran surprizon te Kombëtarja, rikthehet vetëm mesfushori i Seria A: Zbulohen katër emrat në tribunë

44
0

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet sot me San Marinon, pikërisht prej orës 20:45. Mbrojtësi Naser Aliji është dërguar në tribunë, për t’i bërë vend mesfushorit Luis Hasa.

Aliji i bashkohet në tribunë Sabah Kerjotës dhe Feta Fetait si zgjedhje teknike të trajnerit Rolando Maran. E sigurt ndërkohë ishte mungesa e Klisman Cakes për shkak dëmtimi duke i dërguar në katër emrat në tribunë. Kujtojmë se vetëm 23 lojtarë lejohen në dispozicion nga UEFA, teksa Simon Simoni është larguar për t’ju bashkuar ekipit U-21 kuqezi.

Surprizë është se edhe pse Kombëtarja luan ndaj vendit të fundit në renditjen e FIFA-s, sërish nuk ka pasur vend për Fetain dhe Kerjotën. Sa i përket Ramadanit me Pilon do të mbeten si alternativa, pavarësisht se duke qenë të ndëshkuar me karton të verdhë nuk pritet të jenë pjesë e formacionit. Kështu nuk do të rrezikonin takimin e radhës me Finlandën.

San Marino është vendi i fundit në renditjen e FIFA-s. Fitorja për Shqipërinë nuk diskutohet, teksa më parë San Marino u mposht me rezultatin 0-7 nga Finlanda në raundin e parë të Ligës së Kombeve