Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar me votat e mazhorancës dhe opozitës propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Propozimi i Veliajt ishte miratuar më herët edhe nga Komisioni Artistik-Kulturor i Bashkisë së Tiranës dhe hapi i fundit ishte miratimi i sotëm në Këshill.
Shpallja ‘qytetar nderi’ e 4 ish-krerëve të UÇK-së vjen në një moment të ndjeshëm për ta, pasi Dhomat e Specializuara në Hagë i dënuan me 81 vite burg në total.







