Ballina Kulturë Shqipërisë i mungojnë 2 mijë objekte arkeologjike, ekspozita virtuale në Elbasan për...

Shqipërisë i mungojnë 2 mijë objekte arkeologjike, ekspozita virtuale në Elbasan për pasurinë e grabitur

24
0

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka sjellë në Elbasan ekspozitën virtuale “Historia nuk trafikohet”, përmes së cilës rikthehen në mënyrë digjitale objekte arkeologjike dhe të trashëgimisë kulturore që janë grabitur apo trafikuar ndër vite.

Ekspozita është prezantuar në ambientet e Muzeut Etnografik të Elbasanit, me synimin për të ndërgjegjësuar publikun mbi humbjen e pasurive historike dhe kulturore të vendit.

Sipas Institutit Kombëtar të Regjistrimit të Trashëgimisë Kulturore, në bashkinë e Elbasanit rezultojnë rreth pesë objekte me vlera të rëndësishme historiko-kulturore që mungojnë.

Ndërkohë, sipas përfaqësuesve të institucionit, Shqipërisë i mungojnë rreth 2 mijë objekte arkeologjike, të cilat kanë rënë pre e trafikimit dhe ende nuk është bërë e mundur të lokalizohen.

Arkeologët theksojnë se mbrojtja e trashëgimisë kulturore kërkon më shumë vëmendje, ndërsa qarku i Elbasanit mbart një pasuri të konsiderueshme arkeologjike dhe historike, me vlera jo vetëm për identitetin kombëtar, por edhe për zhvillimin e turizmit.