Ballina Politika Takimi Rama-Berisha në Rinas konfirmohet nga Garda, kryeministri nis shantazhet ndaj gardistëve...

Takimi Rama-Berisha në Rinas konfirmohet nga Garda, kryeministri nis shantazhet ndaj gardistëve të mos nxjerrin detajet nga biseda private

151
0

Takimi i fshehtë mes Edi Ramës dhe Sali Berishës dy ditë më parë në Rinas po shoqërohet me zhvillime të reja. Ajo që ndodhi në ambientet VIP të aeroportit dhe informacioni që ka dalë prej aty kanë hapur një tjetër kapitull rreth bisedës private mes dy liderëve, ndërsa në prapaskenë pretendohet se ka nisur presioni ndaj personave që kanë pasur dijeni për takimin. Detajet janë bërë publike nga ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili thotë se informacioni i ka ardhur nga punonjës të Gardës që shoqëronin kryeministrin. Sipas tij, pas rrjedhjes së informacionit, gardistët janë kërcënuar me largim nga puna, ndërsa ai kërkon që Sali Berisha të tregojë çfarë ka diskutuar me Edi Ramën.

Në deklaratat e tij, Salianji ngre gjithashtu pikëpyetje mbi arsyen e takimit dhe nëse mes dy politikanëve është diskutuar ndonjë marrëveshje. Një tjetër detaj që ai sjell në vëmendje është vonesa me më shumë se një orë e konferencës së Ramës pas zhvillimeve në Rinas.  “Ata u takuan tamam. I takon Sali Berishës si patericë e Edi Ramës të tregojë çfarë ka folur me kryeministrit. Teatër bëjnë sa të duash. Kërcënojnë punonjësit e Gardës me largim nga puna pse më kanë sjellë mua informacion. Ky zotëria duhet të thotë pse i shërben Edi Ramës dhe a kanë bërë marrëveshje këta? Informacioni që kam unë dje, ishte ky.

Të dy ishin në të njëjtën kohë në Rinas, Edi Rama ishte në Rinas, shkoi edhe ky. është hera e dytë. Kur shkon Sali Berisha atje, qëllon edhe Edi Ramën. Po të isha unë nuk hyja fare po të ishte Rama. Ça pune ka ky? U vonua edhe konferenca për shtyp e Ramës 1 orë e pak. Tani ma thoni pak çfarë duhet të bëjë opozita përveçse të reagojë fort, të thërriste ndërkombëtarët dhe të thoshte nuk i mbajmë dot më shqiptarët. Çfarë është ajo në Parlament? U çuan në Parlament e bllokove, i ti Pelesh, me lesh pa lesh, këtu është kapur shefja e shërbimit duke iu shërbyer grupeve kriminale. Si ka mundësi që nuk thërret protestë paradite, pasdite, të ngrejë në këmbë Shqipërinë”, tha Salianji i ftuar në një studio televizive.