Ballina Aktualitet Thahet rezervuari në Lushnjë, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

Thahet rezervuari në Lushnjë, tonelata me peshq ngecin në baltë dhe cekëtinë

37
0

Tonelata të tëra me peshq të llojeve të ndryshme po shkojnë drejt ngordhjes në rezervuarin e Kasharajt, në afërsi të Lushnjës, për shkak të tharjes së tij për qëllime rikonstruksioni.

Bashkia e Lushnjës kishte lajmëruar rreth një vit më parë banorët dhe personin që administronte peshqit në këtë rezervuar që të merrte masa, pasi rezervuari do të thahej për rikonstruksion.

Por, në pamundësi për të siguruar peshqit, sot ata shikohen të ngecur në cekëtinë, ndërsa banorët e zonës marrin ç’të mundin.

Rezervuari në fjalë ka shërbyer dhe do të shërbejë për vaditjen e tokave në Lushnjë dhe furnizohet nga burimet në kodrat e qytetit.