Ballina Politika Debate të forta në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, votohet kundër për bashkimin...

Debate të forta në Këshillin Bashkiak të Cërrikut, votohet kundër për bashkimin me Elbasanin

140
0

Me debate të forta është shoqëruar mbledhja e Këshillit Bashkiak të Cërrikut, ku është diskutuar propozimi për bashkimin e kësaj bashkie me Elbasanin, në kuadër të Reformës Territoriale.

Në votim, 11 këshilltarë të majtë abstenuan, ndërsa 7 këshilltarë të djathtë votuan kundër bashkimit me Elbasanin. Vetëm 2 këshilltarë të Partisë Socialiste votuan pro propozimit.

Në përfundim, propozimi për bashkimin e Cërrikut me Elbasanin nuk mori shumicën e votave të Këshillit Bashkiak.