Në një prononcim për gazetarët pas daljes nga SPAK, kreu i PD-së përmendi edhe emrat e Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe Vlora Hysenit, duke pretenduar se ata kanë nisur të flasin pasi, sipas tij, kanë kuptuar se Rama “i ka shitur”. Duke iu përgjigjur pyetjeve, Berisha tha se ndryshimet ligjore synojnë, sipas tij, të zhvlerësojnë qindra mesazhe dhe dokumente që ai i lidh me dosjen “Metamorfoza”.
Sali Berisha: Qëllimi është vetëm një, telefonat e Ramës, mesazhet e Edi Ramës, mesazhet e Linda Ramës, mesazhet e Olsi Ramës.
Se tani çfarë ka ndodhur?
Ergys Agasi, Ermal Beqiri, Vlora Hyseni dhe i gjithë enturazhi po e kuptojnë që i ka shitur Edi Rama.
Po, po, i pabesi besë nuk ka.
Edhe ai nuk mund të jetë i pabesë vetëm me mua, po qe i pabesë ndaj meje, është i pabesë ndaj të gjithëve.
Pra pabesia nuk është selektive.
Pra, ky i ka shitur dhe ata kanë filluar të flasin.
Ata e kuptuan që i kishte dhënë të gjitha porositë, të gjitha garancitë, ky njeri i lëshoi në duart e policisë.
Dhe ky tani për të zhvlerësuar qindra mesazhe e dokumente të tyre që i ka ky, shkëmbimet me Roni Yeffet, me Ermal Beqirin, me Vlora Hysenin dhe të tjerët në grupin e strukturuar kriminal, për të çliruar veten nga këto… po nga Lubia, si i tha Lubia, 60 përqind të mesazheve janë tuat aty në dosje, nga 6 mijë mesazhe, 4 mijë janë tuat, nuk janë të miat.
Pra është e tëra për të shpëtuar Edi Ramën nga provat të cilat nuk mund t’i zhvlerësojë kurrë.
Prisni, në Këshillin e Evropës, me zyrtarët e lartë me të cilët unë bisedova, shtrova problemin se ky u përpoq t’i zhvlerësonte këto me Gjykatë Kushtetuese.
Në qoftë se u kujtohet, u dërguan regjistrimet e dosjes Metamorfoza dhe po të merrnin ato goditje, do merrnin të gjitha. U dhanë dhe miliona, miliona euro aty, u bë një turp i madh, se ç’u bë, nuk u mor vesh, por në fund dështoi në atë përpjekje.
Dhe tani do të bëjë ligjin t’i zhvlerësojë me ligj.
Kjo është e gjitha.
Por heshtja e tyre i inkriminon nga i pari tek i fundit.







