Ballina Sport E jashtëzakonshme! Ylli shqiptar përfiton 1,5 milionë euro dhe vendos rekord, sinjale...

E jashtëzakonshme! Ylli shqiptar përfiton 1,5 milionë euro dhe vendos rekord, sinjale të forta për Kombëtaren nga Danimarka

55
0

Olti Hyseni është futbollist me origjinë shqiptare që ka pësuar tjetër rritje në Danimarkë. Sulmuesi i krahut të majtë është vetëm 19 vjeç, ndërsa vlera e tij tashmë ka shkuar 4 milionë euro në tregun e vlerësimeve të “transfermarkt”.

Vlera e mëparshme ishte 2,5 milionë euro. Hyseni është mjaft i vlerësuar dhe kjo kuptohet duke qenë se tashmë mban vendin e parë ndër lojtarët e Brondbit.

Kujtojmë se Brondbi e bleu kartonin e tij për plot 4 milionë euro në verë nga rivalët Sonderjyske. Deri tani rezulton një investim i zgjuar nga ana e klubit.

Hyseni gëzon edhe pasaportën e Kosovës. Disa ditë më parë kujtojmë se luajti për Danimarkën U-20 dhe i shënoi Brazilit U-20. Nëse Shqipëria apo Kosova nuk ia dalin ta bindin në kohë, ftesa nga ekipi i parë i Danimarkës shfaqet pranë.