Ballina Aktualitet Parku Rinia në qendër të protestës/ Aktivisti: Projekti i Ramës nuk ndërtohet,...

Parku Rinia në qendër të protestës/ Aktivisti: Projekti i Ramës nuk ndërtohet, do të rezistojmë!

43
0

Aktivisti Erald Noj bëri një thirrje të fortë sot në sheshin përpara Kryeministrisë, në ditën e 127 të protestës.

Noj tha se nuk do të ndërtohet projekti tek Parku Rinia.

Sipas tij, protestuesit do të rezistojnë ndaj projekteve kriminale.

Erald Noj: Pa u vrarë shumë djem këtu, nuk do ndërtohet sheshi tek Parku Rinia. U bëj thirrje çunave të nëntokës, se Rama iu ka përdorur për vota.

Thirrini mendjes, distancohuni njëherë e më parë, se nuk do të gëzoni lekët e juaja. Për atë Zot, kemi për t’ia dale, kjo protestë do ia dalë.