Ballina Politika Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe...

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe … plagjiaturën për pushtet

172
0

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka përcjellë një mesazh për studentët e Mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik 2026–2027. Në fjalën e saj drejtuar studentëve, Spahiu theksoi se mjekësia po përballet me ndryshime të shpejta, të nxitura nga zhvillimi i teknologjisë, inteligjencës artificiale, diagnostikimit të avancuar dhe kërkimit shkencor. Spahiu tha se mënyra se si do të ushtrohet profesioni i mjekut në të ardhmen do të jetë ndryshe nga ajo e dekadave të mëparshme, për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në shkencë dhe teknologji.

Megjithatë, ministrja nënvizoi se përtej zhvillimeve teknologjike, humanizmi duhet të mbetet në qendër të profesionit të mjekut. Spahiu u bëri thirrje studentëve që të përfitojnë nga zhvillimet e reja shkencore dhe teknologjike, por njëkohësisht të ruajnë dimensionin njerëzor të profesionit.

Spahiu theksoi se mjeku i së ardhmes duhet të ndërthurë njohuritë shkencore dhe teknologjinë me kujdesin dhe përgjegjësinë ndaj pacientit.

Spahiu e ka dhënë këtë mesazh vetem pak dit pas akuzave dhe denoncimit në SPAK, denoncim i cili ka në fokus  ministrat dhe gjithë deputetët dhe zyrtarët për palgjiaturë, ku e para në listë është ajo vetë. Ministrja ka harruar t’u tregojë se dija është një gjë që arrihet me forcë punë dhe jo duke vjedhur duke kopjuar siç është rasti i vet ministres Spahiu që jo vetëm ka marrë në plagjjiaturë të plotë temën e diplomës, po dhe presjet, dhe qëllimin edhe  shkakun është i njëjtë nga vendi ku është bërë kopjimi.