Nga Kreshnik Spahiu
Prokuroria po heton vetëm se kush i shfaq videot porno dhe jo kush i filmoi, dhunoi, detyroi, promovoi, premtoi dhe mashtroi dhjetëra artistë në karrierë për 35 vjet.
Çuditërisht këngëtaret dhe artistët viktima janë nënshtruar sindromës së stokolmit dhe të gjithë po mbështesin polici atë që i filmoi.
Problemi tyre i vetëm është që populli ju pa organet gjenitale në ekran. Këtu fillon dhe mbaron shqetësimi i tyre.
Sipas drejtësisë: “Epstein-i është i pafajshëm dhe se problemet janë mediat që zbulojnë.”
Ndoshta: Epstein-in e donin të vetëvrarë sepse në burg mund të nxirrte emrat e kupolës së orgjive, perversitetit dhe përdhunimit të “elitave”.
Ka mijëra figura publike që shohin vetën e tyre tek ai që krevat që nuk ndërronte as çarçafët.
Çfarë krimi, kur mendon se disa artistë burra dhe gra, janë promovuar si talente të reja që në moshën 10-vjeçare nga Epstein-i shqiptar. Kurvëria është bërë sitil jetese dhe fillon nga shërbimi sekret, administrata, biznesi, arti, sporti…. çdokund.
Çudia më e madhe zgjat tre ditë.
S’ka përgjim apo video që ndryshon më mentalitetin e funksionimit të këtij shteti dhe shoqëri në formë orgjie.
E frikshme çfarë metamorfoze degraduese ka pësuar një pjesë e këtyre njerzve.







