Studentët, prindërit dhe sindikatat po demonstrojnë në të gjithë Francën , në shenjë proteste kundër asaj që ata e quajnë mungesë investimesh në shkollat e mesme.
Një sindikatë thotë se 2,000 shkolla të mesme janë mbyllur – qeveria thotë se 891 shkolla kanë pezulluar mësimet, plotësisht ose pjesërisht, shkruan BBC, përcjell KosovaPress.
Në Strasburg , pati përleshje midis policisë dhe protestuesve; në Lion , një barrikadë u dogj; ndërsa në Rennes , policia përdori topa uji.
Në Paris, një 17-vjeçare na tregon se studion në klasa “të mbipopulluara” me 35 nxënës: “Kemi luftuar për kaq shumë gjëra… ende ndiejmë sikur nuk po na dëgjojnë”.
Por, siç raporton Mark Lowen nga Marseja , është e vështirë të shihet se si do të përmbushen kërkesat nga një qeveri që ka nevojë urgjente të frenojë shpenzimet publike.







