Ballina Aktualitet Trafik i rënduar në Durrës, bllokohet hyrja e Portit

Trafik i rënduar në Durrës, bllokohet hyrja e Portit

54
0

Trafik i rënduar është krijuar në hyrje të Durrësit, si pasojë e bllokimit të hyrjes së Portit të Durrësit.

Radha e automjeteve është e gjatë dhe qarkullimi në aksin pranë hyrjes së portit vijon me vështirësi. Automjetet janë të detyruara të lëvizin ngadalë, duke krijuar radhë dhe vonesa për drejtuesit që hyjnë në qytet.

Situata ka sjellë ngarkesë të konsiderueshme në qarkullim, ndërsa ende nuk ka një informacion të qartë mbi arsyen e bllokimit të hyrjes së portit.

Pritet ndërhyrja për normalizimin e qarkullimit.