Ballina Kronika Transportonte një shtetas ilegalisht drejt Greqisë, përfundon në pranga 42-vjeçari në Kakavijë

Transportonte një shtetas ilegalisht drejt Greqisë, përfundon në pranga 42-vjeçari në Kakavijë

140
0

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Kthesa”, duke arrestuar një 42-vjeçar të dyshuar për transportimin e paligjshëm të një shtetasi shqiptar drejt Greqisë.

Në afërsi të pikës kufitare të Kakavijës u sekuestruan 6800 euro, 3 celularë dhe automjeti i përdorur për transportin.

Në hetim në gjendje të lirë është lënë edhe 42-vjeçari që dyshohet se do të kalonte ilegalisht kufirin.

Njoftim i Policisë:

Finalizohet operacioni i koduar “Kthesa”. Në pranga ka rënë një 42-vjeçar A.H i cili u kap duke transportuar një shtetas shqiptar ilegalisht në Greqi.

Ndërsa në hetim është vënë edhe një 42-vjeçar, banues në Laç, i cili do të kalonte ilegalisht, kufirin.

Nga operacioni janë sekuestruar 6800 euro të dyshuara të përfituara nga transporti i kundërligjshëm, 3 celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 2 shtetasit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, si rezultat i një hetimi njëmujor, me metoda proaktive, kryer në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin e koduar “Kthesa”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 42 vjeç, banues në Berat, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi D. Rr, 42 vjeç, banues në Laç.

Automjeti që drejtonte i arrestuari dhe në të cilin ishte pasagjer shtetasi D. Rr., u ndalua në afërsi të PKK Kakavije, ku dyshohet se shtetasi A. H. po transportonte të proceduarin, për të kaluar ilegalisht kufirin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.