Ballina Kronika Aksidenti i rëndë në Korçë/ U përplas nga makina, nuk mundi t’u...

Aksidenti i rëndë në Korçë/ U përplas nga makina, nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, ndërron jetë 18-vjeçari

81
0

Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës. Ai fillimisht u plagos nga aksidenti, por se tashmë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Korçë/ Informacion paraprak

Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.