Ballina Sport Mancini kritikon formatin e Ligës së Kombeve: Katër ndeshje janë shumë

Mancini kritikon formatin e Ligës së Kombeve: Katër ndeshje janë shumë

66
0

Roberto Mancini ka vlerësuar punën e bërë te Kombëtarja e Italisë, por ka shprehur rezerva për ngarkesën e madhe të ndeshjeve të zhvilluara në një periudhë të shkurtër.

Trajneri italian foli në margjinat e ceremonisë së Çmimit Vialli, të zhvilluar në Rimini, ku u ndal edhe te katër ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës, Francës dhe Turqisë.

“Të isha me lojtarët ishte një gjë pozitive, kjo është e sigurt. Por katër ndeshje si këto janë shumë dhe nuk mendoj se është një format ideal”, deklaroi Mancini.

Duke folur për paraqitjet e Italisë dhe zhvillimin e skuadrës, tekniku kërkoi qetësi dhe ekuilibër, duke theksuar se bëhet fjalë për një grup të ri lojtarësh që ende ka shumë për të mësuar.

“Mendoj se duhet të kemi ekuilibër. Skuadra duhet të rritet. Është një skuadër e re që do të bëhet edhe më e re me kalimin e muajve dhe gjithashtu do të bëjë gabime. Duhet të ruajmë ekuilibrin, mendoj se kjo është gjëja më e mirë”, u shpreh ai.

Mancini foli edhe për Kombëtaren U21, e cila sipas tij po jep sinjale mjaft pozitive. Ai përgëzoi trajnerin Baldini dhe vlerësoi kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian.

“Para së gjithash, urime sepse ekipi U21 ka arritur rezultate të mira. Ata u kualifikuan direkt për Kampionatin Evropian, gjë që mendoj se është pozitive. Urime Baldinit për atë që ka bërë. Me siguri do të ketë shumë lojtarë të mirë që do të jenë pjesë e ekipit kombëtar”, tha Mancini.

Në fund, ai u ndal te Gianluca Vialli, ish-shoku i tij i skuadrës dhe një prej figurave më të rëndësishme të futbollit italian, duke e kujtuar me shumë emocion.

“Kush nuk e ndjen mungesën e tij? Më mungon shumë Gianluca, ashtu si të gjithë shokëve të tij të ekipit nga ato vite. Në ekipin kombëtar dhe në klube, trajnerët e ndjejnë mungesën e tij. Ai ishte i veçantë, ishte gjithmonë shumë emocionuese të luaja me të”, përfundoi Mancini.