Ballina Aktualitet Pankartat: Prania Besnike e këtij shteti është vjedhja në çdo nivel që...

Pankartat: Prania Besnike e këtij shteti është vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti

77
0

Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzojnë për rritjen e kostove të jetesës në vend dhe për përkeqësimin e shërbimeve publike.

Protesta është shoqëruar edhe me pankarta me mesazhe kundër qeverisë dhe zyrtarëve të saj.

Një prej pankartave duket se i referohet ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK. Në të shkruhet:

‘Nga Albcontrol te tuneli në Llogara, ku ka miliarda Bela bën hata.’