Ballina Rajoni ​Kroati humb 160 mijë euro në një mashtrim në investime

​Kroati humb 160 mijë euro në një mashtrim në investime

61
0

Një kroat 67-vjeçar nga Sllavonia e Kroacisë gjeti një reklamë në internet për një firmë të rreme ndërmjetësimi që ofronte investime në aksione dhe derivate financiare.

Duke besuar se mund të fitonte para, ai transferoi fonde në disa raste midis muajve maj dhe shtator të këtij viti.

Pasi nuk mundi të kishte qasje te fondet, ai kuptoi se ishte mashtruar për një shumë prej mbi 159 000 eurosh.

Policia kroate po vazhdon punën dhe hetimin penal për të gjetur autorin e krimit, ndërkohë që ka paralajmëruar sërish qytetarët për kujdes nga mashtrimet në investime, ku mashtruesit përdorin faqe interneti për të ofruar investime në aksione, kriptovaluta dhe instrumente të tjera financiare, duke premtuar kthime të sigurta, të mëdha dhe të shpejta.