Ballina Aktualitet Burrel-Skuraj/ Gurët shkëputen nga mali dhe përfundojnë në rrugë, rrezik për shoferët

Burrel-Skuraj/ Gurët shkëputen nga mali dhe përfundojnë në rrugë, rrezik për shoferët

145
0

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh në aksin nacional Burrel-Skuraj, veçanërisht në zonën e Shkopetit.

Gurët shkëputen nga shpati i malit dhe përfundojnë në rrugë duke u kthyer në rrezik për drejtuesit e automjeteve.

Përveç rrëshqitjeve të gurëve, rruga paraqet edhe probleme të tjera, si gropat e shumta në asfalt, mungesa e barrierave mbrojtëse anësore dhe e sinjalistikës rrugore.

Apelohet që drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë segment, veçanërisht në kohë me reshje shiu dhe gjatë orëve të natës.