Ballina Sport Fabregas: U inspirova nga Interi, për ta ‘lënduar’ Romën

Fabregas: U inspirova nga Interi, për ta ‘lënduar’ Romën

85
0

Cesc Fabregas zbulon se si Como u frymëzua nga Interi për të “dëmtuar Gian Piero Gasperinin” dhe Romën, ndërsa shprehu keqardhje që nuk mundën të merrnin fitoren përballë 10 lojtarëve.

Këto janë dy nga skuadrat më sulmuese në Itali, kështu që pak kush priste që ky të ishte barazimi i parë 0-0 i të gjithë këtij sezoni në Serie A pas 53 ndeshjeve ku të paktën njëra skuadër kishte shënuar.

Nuk është se munguan rastet; Lorenzo Pellegrini goditi shtyllën dhe Pierluigi Gollini bëri disa pritje të vështira ndaj Nico Paz.

“Ndonjëherë futbolli është vërtet i pashpjegueshëm,” tha Fabregas për “DAZN Italia”.

“Është e pazakontë të shohësh dy skuadra kaq pozitive dhe sulmuese të luajnë një barazim 0-0.

Të duhet shumë karakter për t’u përballur me Romën, sepse nëse përqendrohesh së pari te taktika pa pasur guximin për të luajtur me topin, nuk do të marrësh pikë. Kur loja ishte ende 11 kundër 11, ndjeva se kjo ishte një nga paraqitjet e mia më të mira të karrierës [si trajner] kundër Romës. Ka keqardhje për rezultatin përfundimtar, por paraqitja ishte aty”, tha ai fillimisht.

Pati dy incidente kryesore gjyqësore: i pari në fund të pjesës së parë kur Como kërkoi karton të kuq për Wesleyn ose të paktën një goditje dënimi për pengimin e Assane Diaos, dhe më pas në minutën e 53-të kur Donyell Malen u ndëshkua me karton të kuq të drejtpërdrejtë për një ndërhyrje të ashpër mbi top që kapën Bruno Kaikin në kyçin e këmbës.

Pavarësisht se mbetën me 10 lojtarë, “Giallorossët” rezistuan në “Stadio Sinigaglia” për të marrë një pikë të çmuar.

“Nuk e shfrytëzuëm siç duhet avantazhin e një lojtari më shumë, përfshirë edhe zotërimin tonë të topit, meqenëse duhet të kishim më shumë durim dhe ta qarkullonim topin më shpejt,” vazhdoi Fabregas.

“Kjo skuadër është e re, por gjithsesi arriti të shmangë çdo situatë kundërsulmi, kështu që në këtë aspekt është pozitive”, u shpreh ai tutje.

Gjyqtari kryesor u zëvendësua gjatë 20 minutave të fundit, pasi Michael Fabbri pësoi një dëmtim në gju dhe ndërroi vendin me gjyqtarin e katërt, Simone Sozza.

Fabregas surprizoi me disa nga zgjedhjet e tij për formacionin titullar, duke zgjedhur Maxence Caqueret në vend të Martin Baturinës.

“Ndonjëherë, lojtarët meritojnë më shumë, kështu që pavaresisht pozicionimit taktik, ai meritonte të ishte në formacionin e parë,” këmbënguli trajneri.

“U rreshtuam në një mënyrë për të neutralizuar një skuadër tjetër. Caqueret nuk është në listën tonë për Ligën e Kampionëve, ai u stërvit shumë mirë, kështu që e gjykova të drejtë ta aktivizoja”, tha ai tutje.

Ky është barazimi i dytë radhazi për Romën, e cila lëshoi një avantazh prej 2-0 për të barazuar 2-2 me Interin, por ishte një trajner tjetër i “Zikaltërve” ai që frymëzoi Fabregasin.

“Sipas mendimit tim, skuadra që i ka bërë më shumë dëm Gasperinit ishte Interi i Simone Inzaghit. Aty fillova të estudioja disa aspekte dhe të merrja disa ide”, e mbylli ai.