Ballina Lifestyle U njohën kur ajo ishte ende e martuar/ Manuela Arcuri dhe princi...

U njohën kur ajo ishte ende e martuar/ Manuela Arcuri dhe princi 82- vjeçar Domenico Antomia Pallavicino përfliten për një martesë të mundshme në dhjetor

228
0

Aktorja italiane Manuela Arcuri në moshën 49-vjeçare dhe princi Domenico Antomia Pallavicino 82 vjeç priten të zyrtarizojnë lidhjen e tyre me martesë gjatë muajit dhjetor sipas mediave italiane. Nga dy protagonistët deri më tani nuk ka asnjë konfirmim për një ceremoni të mundshme.

Dyshimet për romancën e tyre nisën pas një udhëtimi në Paris ku dyshja u fotografua nga fansat.

Domenico Antonio Pallavicino njihet për veprat e artit dhe orenditë me vlerë historike që përmban dhe është i angazhuar në aktivitete kulturore dhe bamirësie.

Ata u njohën së bashku gjatë vitit 2023 kur aktorja u bë imazhi promovues i Fondacionit Pallavicino, një organizatë e krijuar për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë artistike të familjes ndërsa në atë kohë ajo ishte ende e martuar me Giovanni Di Gianfrancesco, me të cilin ka një djalë.

Ideja e një martese mes tyre ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjet pas diferencës prej 33 vitesh ndërkohë që lidhja e tyre është komentuar nga këndvështrime të ndryshme.