Sadleva Bodo pritet të marrë drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), duke zëvendësuar në këtë detyrë Adriatik Kupin.
Aktualisht, Bodo mban detyrën e këshilltares së drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Më herët, ajo ka punuar edhe në Ministrinë e Brendshme.
Emërimi i saj në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pritet të zyrtarizohet me vendimin përkatës.
Por përpara karrierës në strukturat e posaçme të drejtësisë, Sadleva Bodo ka mbajtur një pozicion të rëndësishëm në Ministrinë e Brendshme, në periudhën kur ky institucion drejtohej edhe nga Fatmir Xhafaj.
E lindur më 29 janar 1988, Bodo është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës në vitin 2010. Më pas ka ndjekur studime pasuniversitare në Wayne State University në Detroit, SHBA, dhe në Universitetin e Maastricht-it në Holandë.
Prej dhjetorit 2022, sipas CV-së zyrtare, ajo është edhe anëtare e Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Sadleva Bodo pritet ta marrë zyrtarisht detyrën të mërkurën, më 14 tetor, duke u vendosur në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve pas dorëheqjes së Adriatik Kupit.







