Ballina Politika ‘PD nuk pranon numërim elektronik në asnjë bashki’, Berisha: Është manipuluar në...

‘PD nuk pranon numërim elektronik në asnjë bashki’, Berisha: Është manipuluar në mënyrë të turpshme, i implikuar edhe SHISH

153
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kundërshtuar numërimin elektronik të votave, duke deklaruar se PD nuk do të pranojë aplikimin e këtij procesi në asnjë bashki.

Në konference me gazetaret Berisha ngriti akuza për manipulim të numërimit elektronik, duke pretenduar se në këtë proces janë përfshirë edhe struktura të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

“Asnjë bashki nuk pranojmë numërim elektronik. PD nuk pranon. Numërimi elektronik është manipuluar në mënyrë të turpshme. Në numërimin elektronik është implikuar edhe SHISH, janë krijuar servera paralel, ka patur probleme të mëdha. Ne nuk pranojmë asgjë të manipulueshme në procesin zgjedhor”, tha lideri demokrat.