Ata nuk presin më. Kanë përcjellë gjyshërit…drej varrezave me ëndërrën drejt Europës, ju janë larguar prindërit se ky vend për 36 vite nuk u bë kurrë Europë. Tani nuk e presin dot as orën e protestës! Kanë vërshuar rrugëve me endërrën e gjyshërve që nuk ua vret dot, me hallet e prindërve që për 14 vjet nuk ua zgjidhe dot, me shpresën që do ikësh edhe ti pjella e fundit komunisti që të mban një patericë opozitare e kalbur. Ik , siç ke ditur të ikësh pa pushtet. Ka një moment që lideri politik apo pushtetar vdes edhe i gjallë dhe të mos tërhiqet zvarrë si bust!
Ik boll të këqija i kë bërë këtij vendi. Erdhe si shpëtimtar dhe po ikën si plehra më e madhe politike që të ka amballazhuar një qese opozite të mos vij era. Ta kanë çarë qesen këta djem e vajza, dhe kanë parë se aty je një kufomë politike me parfumin e Belles, Beqjat, Dakos, Hysenit, Agasit dhe një varg i gjatë emrash që as edhe ti vetë nuk i mban mend.
Ik! Je në kohë se pengun që do hysh në histori ta kanë realizuar. Nuk dijmë nëse do ta lexosh. Nuk ka më keq se burri të vdes i gjallë!
Ik se nuk të mbron as Kos që e ke bërë dhallë! Leri kapitujt se ka kush i mbyll. Mundohu të mbyllësh këtë tëndin se është i vetmi kapitull që i shpëton të gjithë. Nuk ke pasur problem të shkelësh me gojën tënde edhe familjen, edhe veten. Ke marrë mërzinë apo mllefin e tyre.
Po kur shkel votën, kur e merr ate me kriminele, kur i vjedh njerezit, pronën, shpresen, kur i poshteron ata, merzinë dhe mllefin nuk urojmë ta provosh!
Je plehra më e madhe politike e këtij vendi që të dhamë edhe besim. Krijove shtresën më të ndryrë të kësaj shoqërie, patronazhistët, që me taksat e qytetarve i vure në shërbim për të luftuar, sulmuar, fyer dhe kërcënuar familje, atë që e ke përgojuar me gojën tënde që nuk ka “Kos” që ta shpëlan.
Nuk të mbrojnë as ata që të publikuan fjalët nga goje jote që ke mohuar fëmijë, që të botuan foto nudo me dashnore e gra shokësh në fushata, as ata që të botuan kartelën si psikopat! Nuk të mbrojnë dot se dikur duart që bënë pis me ty po i lajnë në oturakun tënd që ja kthyer si gojore. Nuk ka dron që të shpëton se edhe atij që i ka hequr bateritë Cari medias!
Ik se ata do ta vejnë shkelmin të parin! Ata dijnë më shumë se këta studentë se çfarë ke bërë! I thuaj Taulantit se nuk jane sorra po studentë.
Merre me vete edhe atë, që studentët i dhanë 36 vjet mandat politik. Ta dhanë edhe ty. E treta e vërteta kopil politik. E ke konkuruar denjesisht. Rekordi i vetem është të rikthesh 1997 që të mbron me ca zagarë pas si opozitar. Ik! Nuk kanë më mandate për ju, pozitë- opozitë!
Ik se je i pacipë dhe ke bërë pis shumë njerëz, shumë familje, shumë prona, shumë jetë, shumë shpresë…ke bërë pis një komb. Me patronazhistët merremi ne se i njohim! Ik se ke hyrë në histori tani. Rri i qetë se për ty do shkruhet gjatë! Sapo ka filluar!/bulevardnews







