I ftuar në një emision televiziv Genc Çobani komentoi protestat në Shqipëri, duke i krahasuar me ato në Francë. Ai u shpreh se debati publik duhet të përqendrohet te shkaqet që i kanë shtyrë qytetarët të dalin në rrugë dhe te zgjidhjet e mundshme, e jo vetëm te dëmet dhe shkatërrimet gjatë protestave.
“Po është e vërtetë domethënë që ju e bëtë një krahasim me atë çka po ndodh në Francë. Ajo që më bën përshtypje është që ndryshon kryekëput nga ajo që po ndodh në Francë, është fakti që këtu nuk merren me “u thyen kaq, u shkatërruan aq, ndërhynë kaq policë” apo të tjera, po merren me shkakun, me motivet që e kanë shtyrë protestuesit të dalin në rrugë.Jo kjo është demagogji, që t’i biem, që të flasim hapur e pa analiza të stërholluara, kjo është thjesht demagogji.
Domethënë që shikoni, për të hedhur një pjesë të popullsisë ndaj pjesës tjetër dhe për të larguar vëmendjen nga problemet e vërteta.
E rëndësishme nuk është, taksativisht edhe kjo është domethënë, sepse nuk është gjë e mirë të shikosh qytetin ku jeton për juve flas, po edhe unë që kam njerëzit, miqtë e mi, kam kaluar jetën atje, nuk është mirë ta shohësh qytetin në flakë.
Por ajo që është kryesore dhe që duhet të përbëjë domethënë thelbin e debatit është pse. Pse po ndodh e gjitha kjo. Jo çfarë po ndodh, po pse po ndodh.
Dakord, e pamë të gjithë çfarë po ndodh. Tani arsyeja, tani pyetja shtrohet pse? Meqë po përmendim Francën po them, pse po ndodh në Shqipëri kjo?
Këtë bëjnë dhe në Francë, këtë pyetje bëjnë. Dhe cila është zgjidhja. Këtu shtrohen… domethënë janë marrë masa konkrete, s’janë marrë, po nuk po flasim për protestat në Francë, po flasim për atë të Shqipërisë.
Pra, pse po ndodh atje në Shqipëri? Kjo është pyetja që duhet shtrohet. Fakti është që nuk po shtrohet kjo pyetje. Fakti është që nuk po merren me këtë problem”, u shpreh Çobani.







