Nga Ilir Dako
Për 150 ditë rresht shqiptarët i dhanë mesazhin në mënyrë paqësore që e ksihte bërë baltë me pushtetin e tij të degjeneruar dhe të korruptuar. 150 ditë në shesh me shumë dashuri u paralajmërua që duhej të ikte nga pushteti dhe të hapte rrugën e largimit një politike 35 vjeçare që e stërzgjati pafundësisht tranzicionin. Edi Rama i talli. I përbuzi dhe i injoroi kërkesat e tyre paqësore, duke treguar se pushteti qenka virus që nuk ka vaksinë Pfizer tja nxjerrë nga trupi. Për 150 ditë shqiptarët i kërkuan paqësisht të lirojë zyrën e pushtetit, Kopshtin Eden, Charterin apo dhe gjithë benefitet që i përfitoi duke abuzuar me paratë e gjakut të shqiptarëve. Ai refuzoi me tallje. Në mënyrën brutale, Edi Rama projektonte pushtetin e përjetshëm duke shfaqur dhunshëm paaftësinë e tij për mirëkuptim dhe dëshirën për ti hapur rrugën një zgjidhje që mos i bënte dëm Shqipërisë. Me kokëfortësi i bllokoi arrestimin e Ballukut si simbol unikal korrupsioni dhe thellonte talljen dhe sarkazmën me shqiptarët, duke ja bërë të qartë se pushteti është më i shtrenjtë se çdo gjë tjetër, një sëmundje që e ka karakterizuar që nga dita që u bë Ministër Kulture nga Fatos Nano, deri ditën e djeshme që shqiptarët i treguan muskujt.
Edi Rama e humbi shansin e tij për të lënë pushtetin që të shpëtonte shtetin. Ai e ka çuar vendin në një situatë anormale, ku dhuna po shfaqet çdo ditë nëpër rrugët e Tiranës, dhe po merr trajtën e një situate të ngjashme me vitin e keq ’97. Kokëfortësia e Edi Ramës për të mosgjetur zgjidhjen po e çon Shqipërinë në kaos, duke lënë pas tokë të djegur. Dhuna e ditës së djeshme nga një bandë policësh ka degraduar shtetin, duke i hapur rrugën kaosit. Nga dje imuniteti i shtetit që përfaqësohet nga policia ka rënë. Edi Rama e çoi vendin në kaos. Deri para një jave i kishte mundësitë ti jepte zgjidhje situatës. Nga sot e vetmja alternativë e Edi Ramës është dorëheqja, e cila do ishte mundësia e fundit për të mos përsëritur një ’97 të re. Do ishte një mrekulli për mua që palloshi të jepte dorëheqjen, gjë që e shikoj një mision të pamundur pasi ai më mirë pranon vdekjen se të lërë pushtetin.







