13 tetori 2026 do shënohet në histori si dita kur studentët gjunjëzuan narko-shtetin e Edi Ramës. Edhe pse u përballën me dhunën brutale dhe barbare të narko-policisë së Edi Ramës, ata u ndalën.
Pamjet e rezistencës së studentëve shqiptarë janë bërë virale jo vetëm kudo ku ka shqiptarë, por edhe në botë.
‘Al Jazeera’ shkruan se studentët ngrihen kundër pabarazisë sociale dhe perspektivës së zymtë.
Protestat studentore kundër problemeve në arsim dhe pabarazisë sociale në Shqipëri përfunduan në dhunë, pasi policia u përplas me demonstruesit në kryeqytetin, Tiranë.
Të martën, qindra studentë hodhën tulla dhe blloqe betoni drejt godinës së Ministrisë së Arsimit, duke bërë që forcat e sigurisë të reagonin me gaz lotsjellës dhe topa uji. Policia shoqëroi disa protestues, ndërsa përplasjet u përhapën edhe në rrugët pranë institucionit.
Organizatorët studentorë thanë se protesta mbarëkombëtare u nxitur nga përkeqësimi i kushteve në universitete, kostot e larta të arsimit, mbështetja e kufizuar financiare dhe perspektivat e zymta të punësimit pas diplomimit. Disa protestues shprehën gjithashtu zemërimin për thellimin e pabarazisë dhe për një sistem politik që, sipas tyre, nuk po u përgjigjet nevojave të të rinjve.
“Shqipërisë i duhet një revolucion, një ndryshim, një përmbysje e plotë e sistemit, sepse nuk mund të vazhdohet më kështu», tha protestuesja Luljeta Kola, duke përshkruar “padrejtësinë e thellë sociale” dhe hendekun gjithnjë e më të madh mes të pasurve dhe të varfërve.-shkruan Al Jazeera.







