Tyson Fury dhe Anthony Joshua do të ndeshen për titullin botëror të peshave të rënda të kategorisë WBA, kur të përballen mes tyre në ring më 11 dhjetor. Lajmin e konfirmoi Frank Warren, promotori i “gipsy king”.
Sfida mes dy britanikëve do të zhvillohet në stadiumin “Principality” në Cardiff.
Fakti që sfida mes Fury dhe Joshua do të vlejë për një titull botëror është një zhvillim i papritur, duke qenë se WBA ka tashmë një kampion “të rregullt”, Murat Gassiev, i cili pritej të shpallej kampion i plotë pasi Oleksandr Usyk e la bosh brezin.
Si Fury, ashtu edhe Joshua janë dy ish-kampione bote në peshën e rëndë dhe tani ata kanë mundësinë të rimarrin një titull që e kanë mbajtur në të kaluarën. “
Kjo është situata për momentin. Ky titull do të jetë në lojë,” tha Warren.
“Kushdo që fiton, do të zotërojë një version të brezit. Qëllimi, tani që Usyk i ka lënë bosh të gjithë brezat, është të përcaktohet se kush është më i miri, kush do t’i mbajë të gjithë brezat dhe kush do të jetë boksieri numër 1 në peshat e rënda”, shtoi promotori.
“Jam i sigurt se edhe Usyk do të rikthehet vitin e ardhshëm. Na presin kohë vërtet shumë emocionuese“, dhe Warren që organizoi revanshin mes Daniel Dubois dhe Fabio Wardley për titullin e peshave të rënda të versionit WBO.







