Ballina Aktualitet “Liria e shprehjes, themelore”, delegacioni i BE-së reagon për protestën: Të shmanget...

“Liria e shprehjes, themelore”, delegacioni i BE-së reagon për protestën: Të shmanget dhuna, dialog konstruktiv mes gjitha palëve

92
0

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestat e studentëve dhe nxënësve. Në reagim, thuhet se liria e shprehjes është themelore. Delegacioni i Bashkimit Europian shprehet se duhet dialog konstruktiv mes të gjitha palëve.

Reagimi i delegacionit të BE-së në Tiranë

Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune.

Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime.