Zjarre dhe përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë së ndërhyrjes së shpejtë shënuan ditën e dytë radhazi të protestave të ashpra në Tiranë. Studentët u rikthyen në rrugë kundër qeverisë së Edi Ramës, duke kundërshtuar tarifat e larta universitare, mungesën e mbështetjes për të rinjtë, perspektivat e pakta për punësim pas diplomimit, por edhe projektin për ndërtimin e një hoteli luksoz në një zonë të mbrojtur natyrore.
Dje, dy zjarre përfshinë Ministrinë e Arsimit dhe një degë të Raiffeisen Bank, para të cilave ishin mbledhur mijëra protestues. Që një ditë më parë, godina e ministrisë ishte goditur me gurë dhe tulla, ndërsa ndërtesa e bashkisë së qytetit ishte përfshirë nga flakët.
Violent protests continue in Tirana, while the Ministry of Education building has caught fire.Citizens are demanding the resignation of PM Rama & the removal of opposition leader Berisha-two strongmen who have dominated Albania for nearly 40 years with abuse & massive corruption https://t.co/wfE4N6SM8d
Në disa rrugë të qendrës, protestuesit ngritën barrikada dhe hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotov drejt policisë, e cila u kundërpërgjigj me autobotë uji dhe gaz lotsjellës. Policia njoftoi se vetëm gjatë ditës së djeshme ishin arrestuar 28 persona.
“Protesta është një e drejtë legjitime, por nuk mund të përdoret si pretekst për dhunë, shkatërrimin e qytetit apo përplasje të shëmtuara në mes të rrugës”, deklaroi zëvendëskryeministrja Albana Koçiu.
“U bëj thirrje studentëve dhe çdo qytetari të ndershëm që beson te e drejta për të protestuar: distancohuni nga dhuna dhe vandalizmi”, shtoi ajo. /Rai News







